LAJMI I FUNDIT:

Qeni i presidentit amerikan ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

Qeni i presidentit amerikan ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

Qeni i presidentit amerikan, Joe Biden, ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste.

Të dhënat e Shërbimit Sekret Amerikan kanë treguar shkallën në të cilën qeni Shepherd ka shkaktuar kaos për truprojat presidenciale.


Dokumentet janë zbuluar për shkak të kërkesave për lirinë e informacionit, dhe janë postuar në internet.

Megjithatë, ato janë redaktuar për të mbrojtur identitetin e agjentëve të Shërbimit Sekret dhe fshehtësinë e taktikave të tyre të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Këto dokumente tregojnë të paktën 24 incidente kafshimi të cilat kanë ndodhur midis tetorit të vitit 2022 dhe korrikut të vitit 2023, ku përfshihen kafshime në kyçin e dorës, belit, gjoksit, dhe shpatullës.

Incidentet shpeshherë kanë qenë aq të rënda sa që kanë ndikuar që qeni të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ai u largua në tetor të vitit të kaluar, një javë pasi një agjent i Shërbimit Sekret kërkoi trajtim mjekësor për një pickim të rëndë.

Një incident tjetër i mëparshëm në qershor, ka dërguar në një “kafshim të thellë”, madje agjenti ka pasur nevojë edhe për qepje. Gjaku në dyshemenë e Shtëpisë së Bardhë bëri që turnet në krahun lindor të ndërtesës të pezulloheshin për 20 minuta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori