Në Gajapati të Indisë, një qen ia ka dalë t’i luftojë katër kobra që provonin të futeshin në shtëpinë e pronarit të tij.

Dobermani ka qëndruar para derës dhe iu ka kundërvënë gjarpërinjve, për të mbrojtur familjen e Dibakar Raita, transmeton Telegrafi.


Kafsha bardhezi ka luftuar deri në frymën e fundit, derisa i ka mbytur të katër reptilët e malit që janë hedhur njëherësh drejt tij.

Dog dies saving family from four cobras - Deccan Chronicle.  Must Link: https://www.deccanchronicle.com/nation/in-other-news/140716/brave-doberman-kills-4-cobras-to-save-eight-of-masters-family-dies.html

Sipas dëshmitarëve, ata janë përleshur për një kohë mjaftë të gjatë, dhe shumë gjak është përhapur në atë vend.

Pasi i ka mbytur kobrat, qeni është shtrirë pa ndjenja dhe ka ngordhur nga helmi që ka marrë.

Familja që jetojnë në fshatin Sabekapur, kanë mbetur të shokuar me ngjarjen të cilën nuk e kanë parë sepse kanë qenë duke fjetur.

Deccan Chronicle, raporton se qenit i është bërë një ceremoni e veçantë, dhe është varrosur me nderime nga një masë e madhe njerëzish. /Telegrafi/