Qeni del nga vetura dhe e kafshon një vajzë të mitur në Suharekë

Një vajzë e mitur është sulmuar nga qeni në Suharekë.
Siç njofton Policia rasti ka ndodhur ditën e premte, ku qeni ka dalë nga vetura e ka kafshuar viktimën dhe është futur prapë në veturë, transmeton Telegrafi.
"Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur është sulmuar nga një qenë i cili ka dalë nga një veturë dhe pasi e ka kafshuar viktimën është futur prapa në veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor", thuhet në njoftim.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































