LAJMI I FUNDIT:

Qëndron Kastrati tregon nëse do të kthehej në Vetëvendosje

Qëndron Kastrati tregon nëse do të kthehej në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherësh nënkryetar i PSD-së, Qëndron Kastrati në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për raportet më Vetëvendosjen.

Kastrati ka thënë se momenti vendimtar që ka vendosur për largim nga Vetëvendosje ishte pikërisht momenti kur Albin Kurti i ishte shmangur në takim në kulmin e krizës së brendshme të Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se ka negociuar me Glauk Konjufcën dhe Liburn Aliun për të tejkaluar problemet e Vetëvendosjes por thotë se kur kishte kërkuar takim bilateral me Kurtin ky i fundit i është shmangur, gjë e cila edhe ka ndikuar në largimin e tij.

I pyetur nëse do të kthehej në Vetëvendosje nëse do të kishte një ftesë nga Albin Kurti, Kastrati thotë se për këtë çështje ekzistojnë disa faktorë.

Ai thotë se më e rëndësishme për të është mënyra se si funksionon Vetëvendosje se sa mënyra kush e udhëheq e si mendon Albini për të.

“Përderisa Vetëvendosje funksionon si një organizatë populiste, nuk e marr në konsideratë një rikthim te ta. Por nëse në ndërkohë ndryshojnë nuk e kam problem të shkojë vet e të kërkojë anëtarësimin dhe të shtyjë projektet përpara. Por më këta shokë që jemi bashkë jemi shumë mirë dhe kemi idetë e vizionet e mira si duhet të shkojë përpara kjo shoqëri”, tha ndër të tjera Qëndron Kastrati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori