LAJMI I FUNDIT:

Qendra tregtare në Dubai përmbytet nga uji, por kjo nuk i pengoi vizitorët të vazhdojnë blerjet e tyre

Qendra tregtare në Dubai përmbytet nga uji, por kjo nuk i pengoi vizitorët të vazhdojnë blerjet e tyre

Një qendër tregtare në Dubai është përmbytur nga uji – por blerësit të cilët dukeshin të pashqetësuar vazhdonin të kërkonin mallra luksoze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si uji i shiut po binte nga tavani në një nga daljet që lidh parkun e makinave në Dubai Mall, qendra e dytë më e madhe në botë për blerje, të Dielën.


Madje, siç thuhet tutje, rrjedhja e ujit kishte bllokuar hyrjen në qendër tregtare.

Në një skenë, blerësit shëtisin në katin e përmbytur ndërsa punëtorët e dyqaneve përpiqen të mbrojnë mallin e tyre.

Përmbytja raportohet se është shkaktuar nga një periudhë e reshjeve të mëdha të shiut.

Kompania e zhvillimit të pronave Emaar tha, sipas Dubai Media Office, “Dubai Mall ishte prekur nga reshjet e mëdha të shiut, duke shkaktuar rrjedhje në zona të kufizuara”.

Me një sipërfaqe totale me pakicë prej 5.4 milionë metra katrorë, qendra tregtare ndodhet në zemër të qytetit Dubai dhe ka mbi 1.300 dyqane me pakicë.

Përveç kësaj raportohet se kushtet e paqëndrueshme të motit shkaktuan gjithashtu disa vonesa të fluturimeve dhe nisjeve në Aeroportin e Dubait të hënën pasdite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori