LAJMI I FUNDIT:

Qendra Operative Emergjente tregon masat që do të zbatohen gjatë karantinimit të Pejës

Qendra Operative Emergjente tregon masat që do të zbatohen gjatë karantinimit të Pejës

Qendra Operative Emergjente e Pejës, nën drejtimin e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, ka shqyrtuar sot gjendjen e krijuar pas shpalljes së Komunës së Pejës zonë karantinë, si masë mbrojtëse nga përhapja e pandemisë COVID-19

Nga ky takim u bë e ditur se “Policia e Kosovës ka vendosur pika statike në të gjitha arteriet kryesore të hyrje daljeve të Komunës së Pejës dhe nuk lejon asnjë kalim. Rrugët dytësore do të kontrollohen me ekipe të lëvizshme”.


“Inspektorati do të zhvillojë aksione të shtuara për të kontrolluar dyqanet që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse. Nuk do të ketë kompromis për asnjë biznes që nuk i respekton rregullat”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Peja zonë karantinë, Muhaxheri: Mos dilni nga shtëpitë!
Lexo po ashtu Peja zonë karantinë, Muhaxheri: Mos dilni nga shtëpitë!

Më tej thuhet se do të vazhdojë larja dhe dezinfektimi i rrugëve gjatë gjithë kohës.

“Lëvizja e qytetareve lejohet vetëm sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë duke u bazuar në numrin e parafundit personal. Policia do të jetë rigoroze për ata që nuk e respektojnë këtë rregull”.

Nga Qendra Operative Emergjente ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kontaktet me persona jashtë familjes, të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë higjienën personale.

Peja shpallet zonë karantine
Lexo po ashtu Peja shpallet zonë karantine

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendimi për karantinë erdhi për shkak se banorët e kësaj komune dyshohen që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me Covid-19.

“Rrugët- Adresat: “Cenë Abdyli 47”, “28 nëntori nr.4”, “Fabrika e Sheqerit”, “Vëllezërit Kastrati”, “Adem Jashari 174 2/1” dhe fshatrat Nabërgjan, Vitomiricë, Lutogllavë, Katund i Ri (Bllagaj) në Komunën e Pejës shpallen vatra të përhapjes së infeksionit”, thuhet në vendimin e MSh-së. /Telegrafi/