LAJMI I FUNDIT:

Qëllohet me pushkë ajrore, plumbi i shpoi xhamin e helmetës (Foto)

Qëllohet me pushkë ajrore, plumbi i shpoi xhamin e helmetës (Foto)

Rhys Bishop nga Cornwall i Anglisë, ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur është qëlluar nga pushka ajrore.

Plumbi i gjatë shtatë milimetra ka shpuar xhamin e helmetës, por nuk shkaktoi lëndime.


Vrima e krijuar nga plumbi

“Ia dola të mos e humbë kontrollin dhe të shkoj ngadalë në skaj të rrugës. Ishte befasi dhe nuk di si më erdhi”, ka thënë Bishop lidhur me rastin.

Policia kanë nisur hetime për të zbuluar autorin, ndërsa besohet se ai nuk ishte shënjestra, meqë dyshohet se ishte një plumb qorr. /Telegrafi/