LAJMI I FUNDIT:

“Qëllimi përfundimtar është Maqedonia të ketë një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të besueshëm”

“Qëllimi përfundimtar është  Maqedonia të ketë një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të besueshëm”

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji pati fjalën e tij në evenimentin që iu përkushtua Promovimit të matricës për matjen e performancës në gjyqësinë e Maqedonisë, e cila është përpunuar në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Ambasadës së Britanisë dhe Qendrës për Hulumtime Juridike dhe Analiza nga viti 2016. Kjo vegël është përgatitur mbi bazë të analizave krahasuese për mekanizmat për matjen e reformave gjyqësore në vendet evropiane, por edhe standardet ndërkombëtare në përputhje me CEPEJ dhe EU Justice Scoreboard.

Në këtë eveniment përveç ministrit Saliji fjalën e tij kishte edhe Ambasadori i Britanisë në Republikën e Maqedonisë, Charles Garrett dhe kryetarja e Qendrës, Lidija Stojkova Zafirovska.


Në fillim të fjalimit të tij, ministri Saliji theksoi rëndësinë e Matricës pasi që krijimi i saj është masa përmes së cilës do të vlerësohet plotësimi i qëllimeve të parashikuara në kuadër të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit me Planin e Veprimit.

“Në Planin e Veprimit, në përputhje me nevojën e përcaktuar për koordinim të brendshëm dhe të jashtëm të institucioneve dhe sektorit civil, përcaktuam qëllim – planifikimin strategjik dhe krijimin e politikave, i cili do të arrihet përmes drejtimit strategjik – koordinimi i reformës në sektorin e gjyqësorit. Një nga aktivitetet kryesore në këtë drejtim ishte krijimi i matricës në bashkëpunim me sektorin civil dhe institucionet shkencore” – u shpreh ministri Saliji.

Saliji shtoi se me këtë veprim, për herë të parë në gjyqësorin e Maqedonisë do të mundësohet një vlerësim sistematik i reformave, duke u bazuar në kriteret matëse dhe të qarta që do të shërbejnë si një tregues se po ecim në drejtimin e duhur dhe të dëshiruar.

“Në fund, ju siguroj se Ministria e Drejtësisë bindshëm mbetet në qëllimin për të zbatuar aktivitetet e reformës në gjyqësor. Por jo vetëm realizimin, por edhe vlerësimin e punës, që do të jetë një udhërrëfyes drejt përmbushjes së qëllimit përfundimtar: Republika e Maqedonisë të ketë një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe të besueshëm, i cili do të zhvillohet së bashku me sistemet evropiane”, e përfundoi fjalimin e tij ministri Saliji.

Ambasadori i Britanisë, Garrett theksoi se Matrica do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së punës së sistemit të gjyqësorit, do të kontribuojë për punë të drejtë dhe efikase të gjykatave, por edhe do të ndihmojë në identifikimin e mënyrave për përmirësimin e sistemit juridik në Maqedoni, për të mundësuar qasje të unifikuar në zbatimin e ligjeve.

Në këtë drejtim edhe drejtoresha Zafirovska e potencoi rëndësinë e Matricës duke e konsideruar si të patjetërsueshme, pasi që deri më tani, ka munguar vlerësimi i punës dhe gjetjes së mënyrës se si të përmirësohen punët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori