LAJMI I FUNDIT:

Që 18 ditë Martini i zhdukur në ujrat e detit grek, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet

Që 18 ditë Martini i zhdukur në ujrat e detit grek, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovski u zhduk 18 ditë më parë nga plazhi i Mitit në Posidi të Halkidikit, por as shërbimet greke dhe as vullnetarët nga Maqedonia nuk heqin dorë nga kërkimi i tij.

“Zona me ngjyrë blu është kaluar nga shërbimet greke. Zona me të kuqe është mbuluar në mënyrë të pavarur nga ekuipazhi ynë. Hetimi vazhdon nga të dyja palët. Roja Bregdetare informon çdo ditë varkat dhe peshkatarët, OFKAT vazhdon me planin e tyre, dhe ne me tonën”, thuhet në postimin në grupin në Facebook “Të gjithë për Martinin”, shkruar nga miku i tij Ivan, i cili u shpëtua pas 19 orësh qëndrimi në ujë.


Ditët e mëparshme shërbimet greke po kërkonin 31-vjeçarin Martin dhe drejt brigjeve turke të detit Egje pasi kontrolluan me anije dhe dronë rreth gadishullit të Halkidikit.

Zona pranë Lesbos, Samos dhe Athos u kontrollua gjithashtu nga ajri.

U kontrollua edhe shtrati i detit me dron nënujor, por nuk kishte asnjë gjurmë të djalit të zhdukur.

Vëllai dhe nëna e tij ndodhen në Halkidiki në pritje të çdo informacioni për të.

Shokët e tij Vasili dhe Ivani u shpëtuan nga ujrat e detit disa orë pas zhdukjes, pushimet e tyre në plazhin e rrezikshëm të Mitit shkuan keq dhe tre djemtë nga Shkupi u tërhoqën nga rryma detare në ujrat e trazuar.

“Më 23 korrik, kërkimet vazhduan nga ajri me përfshirjen e Aeroklubit të Selanikut”, tha Shërbimi Bregdetar Grek OFKAT në faqen e Facebookut.

Pak shpresë se Martini do të gjendej dhanë pantallonat e shkurtra të zeza që uji kishte nxjerrë në breg, të ngjashme me ato që kishte veshur ditën kur u zhduk.

Në Maqedoni përmes operatorëve celularë dhe Kryqit të Kuq po mblidhen donacione nga qytetarët për të vazhduar kërkimet deri në gjetjen e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori