Por, për këtë u desh presion mediatik, por edhe që Jusuf Islami të përfundojë me nofullën e thyer.

Raste të ngjashme të torturës së të rinjve shqiptarë në rrethinën e Aerodromit, ka pasur edhe më parë, por sot e kësaj dite nuk janë zbardhur ose nuk kanë marrë epilog gjyqësor, raporton Alsat-M.


Ekspertët komentojnë se qasja e tillë e policisë vjen si pasojë e nivelit të ulët të sundimit të së drejtës në Maqedoni. /Telegrafi/