LAJMI I FUNDIT:

Qarkullimi industrial i Maqedonisë shënon rritje në tregun e jashtëm

Qarkullimi industrial i Maqedonisë shënon rritje në tregun e jashtëm

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i qarkullimit në industri në shkurt të këtij viti, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, është 109.7, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qarkullimi i realizuar në tregun e brendshëm, për muajt e lartëpërmendur, ka rënë për 7%, kurse në tregun e jashtëm është rritur për 14.4%. Sipas sektorëve, rritje është shënuar në xehetari dhe gurthyese (15.5%), si edhe në industrinë e përpunimit (9.5%), prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (15.4%), si edhe prodhime kapitale (12.8%).


Rënie është shënuar në prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë (5.1%), prodhime afatshkurtëra për përdorim të gjërë (3%)./Telegrafi/