LAJMI I FUNDIT:

PZAP nis shqyrtimin e ankesave të LDK-së dhe PDK-së

PZAP nis shqyrtimin e ankesave të LDK-së dhe PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka filluar shqyrtimin e ankesave të partive politike, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku në një prononcim për Telegrafin tha se vendimet në lidhje me ankesat e partive politike kanë kohë të merren deri të dielën.


“Kemi afat kohor prej 72 orëve për t’i shqyrtuar këto ankesa”, ka thënë Desku.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) një ditë më parë ka bërë dorëzimin e katër ankesave për këto komuna: Kamenicë, Dragash, Prishtinë dhe Istog.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës  (PDK) është ankuar për Prizrenin.

Ndërkaq, një ditë më parë PDK në një konferencë për media ka pretenduar se procesi zgjedhor në Prizren është manipuluar. Edhe LDK në një konferencë për media ka thënë se përpos që procesi është manipuluar në Prishtinë, ata thanë po ashtu se vendimi për rivotim në Komunën e Istogut nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), është në kundërshtim me ankesën e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori