LAJMI I FUNDIT:

Pyper: 71% e qytetarëve të anketuar mendojnë se çmimet e shërbimeve mjekësore në Institucionet e Sistemit Shëndetsor Privat janë të larta

Pyper: 71% e qytetarëve të anketuar mendojnë se çmimet e shërbimeve mjekësore në Institucionet e Sistemit Shëndetsor Privat janë të larta
Foto: Ilustrim

Qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore në institucione publike apo private vazhdojnë të përballen me vështirësi nga më të ndryshmet. Dy nga vështirësitë më të mëdha janë çmimet e larta për shërbime mjekësore dhe cilësia e këtyre shërbimeve. Këtë e tregon dhe sondazhi i fundit i realizuar nga Pyper.

Vetëm 6.96% e qytetarëve të anketuar mendojnë se cilësia (shërbimi, diagnostifikimi, shërimi etj.) është në nivel të lartë në Sistemin Shëndetësor Publik në Kosovë. 61.6% u përgjigjën duke thënë se cilësia është mesatare, ndërsa 31.4% e qytetarëve mendojnë se cilësia është e ulët në këto institutione publike.


Sa i përket çmimeve në Sistemin Shëndetësor Publik, qytetarët po i konsiderojnë si: të shtrenjta (25.6%), mesatare (46.6%), të lira (16.5%) dhe 11.09% qytetarëve nuk kanë pasur ndonjë përgjigje.

Ndërsa të pyetur se çfarë mendojnë për cilësinë e shërbimeve në Sistemin Shëndetësor Privat, 33.1% e qytetarëve të anketuar u përgjigjën se cilësia është e lartë, 56.4% u përgjigjën duke thënë se cilësia është mesatare, ndërsa 10.6% e kosiderojnë si të ulët cilësinë e shërbimeve në Institucionet Private Shëndetsore.

Një shumicë dërrmuese e qytetarëve të anketuar (71%)  mendojnë se çmimet e shërbimeve mjekësore në Institucionet e Sistemit Shëndetsor Privat janë të larta, 19.5% e qytetarëve i konsiderojnë si të mesme, 2.2% mendojnë se çmimet janë të uëlta në këtë sektor dhe 7.2% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i dinë çmimet e këtij sektori shëndetsor.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS).

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android).

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori