Rritja e temperaturave dhe thatësira i kanë bërë pemët në Gjermani më të prekshme nga sulmet e insekteve.
Kjo ka çuar gati në një gjashtëfishin të pemëve të shkatërruara nga dëmtuesit në dy vitet e fundit.
“Në pyjet e Gjermanisë u prenë gjatë vitin 2019 rreth 32 milionë metra kub dru për shkak se qenë dëmtuar nga insektet dhe nga thatësira”, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.
Kjo sasi është tri herë më e lartë se në vitin 2018, kur u prenë 11 milionë metra kub të dëmtuar dhe gati gjashtëfish më e lartë se në vitin 2017, kur u prenë rreth 6 milionë metra kub.
“Vitet e fundit pyjet në Gjermani kanë vuajtur edhe nga thatësira dhe periudha të nxehta,” njoftoi kjo zyre.
Për këtë shkak “brumbujt që dëmtojnë lëvoren e pemëve mund të shumohen gjithnjë e më shpejt”, pemët e infektuara nga këta brumbuj duhet të priten për të parandaluar përhapjen e dëmtuesve nëpër pemë e pyje të tjera.
Zyra e Statistikave theksoi se gjithnjë e më shumë pemë po shfaqnin shenja stresi prej thatësirës, siç janë gjethet e varura dhe rrallimi i kurorës. Thatësirës dhe insekteve u shtohen edhe faktorë të tjerë kërcënues për pyjet si stuhitë, zjarret ilegale, reshjet e borës dhe infeksionet prej kërpudhave.
Vitin e kaluar, lënda drusore e dëmtuar nga insektet dhe kërcënimet e tjera përbënte dy të tretat e të gjitha prerjeve në pyjet gjermane, krahasuar me 20 për qind në vitin 2010. Shumica e specieve të prera apo 83 për qind ishin halorë si bredha apo pisha.
Ekspertët kanë paralajmëruar se ndryshimi i klimës dhe përhapja e insekteve si brumbulli i lëvores, kanë një ndikim katastrofik në pyjet vendase.
“Ky kombinim nuk ekzistonte më parë. Tani po përjetojmë dëmin më serioz të pyjeve që nga fillimi i përkujdesjes dhe menaxhimit të rregulluar dhe të qëndrueshëm të pyjeve, para më shumë se 200 vjetësh”, tha Michael Müller, ekspert i mbrojtjes së pyjeve në Universitetin Teknik të Dresdenit. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova