LAJMI I FUNDIT:

Pyetjet për luftën ‘u shtypën’ gjatë vizitës së Vuçiçit në Kroaci, thonë deputetët kroatë

Pyetjet për luftën ‘u shtypën’ gjatë vizitës së Vuçiçit në Kroaci, thonë deputetët kroatë

Disa deputetë kroatë të opozitës të martën kritikuan zyrtarët që u thanë gazetarëve të mos e pyesnin Aleksandër Vuçiçin për retorikën e tij polemike gjatë luftërave të viteve 1990 gjatë një konference për shtyp që pasoi takimin e tij me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Më i zëshmi ishte Bojan Glavaseviç, një deputet i Partisë Social Demokrate të opozitës, SDP, i cili citoi raportet e mediave në të cilat gazetarët ishin udhëzuar në mënyrë specifike nga zyra e presidentes kroate që të mos e pyesnin Vuçiçin për një deklaratë që ai bëri në qytetin kroat të Glinës në mars 1995.

Në Glina, e cila në atë kohë ishte nën kontrollin e serbëve rebelë të Kroacisë, Vuçiç foli në një takim publik dhe tha: “Shteti ustash s’do të vijë më kurrë këtu.”


Fjalimi prej katër minutash në Kroaci shihet gjerësisht si nacionalist.

“Fakti që presidentja kroate i ndaloi gazetarët ta pyesnin Vuçiçin për fjalimet e tij luftënxitëse ishte një poshtërim dhe një shuplakë në fytyrën e çdo viktime të luftës,” tha Glavaseviç në parlament të martën.

Ai u shpreh se “Kroacia u poshtërua” nga vizita e Vuçiçit, pasi ai nuk erdhi si mik ose “nuk kishte ndonjë qëllim të mirë ndaj Kroacisë”.

Babai i Glavaseviçit, gazetari radiofonik Sinisa Glavaseviç, u vra në nëntor 1991, pasi qyteti lindor kroat i Vukovarit u mor nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe paraushtarakët serbë.

Kur u njoftua për herë të parë se Vuçiç do të vinte në Zagreb, Glavaseviç përmendi çështjen sesi Partia Progresiste Serbe e Vuçiçit kishte ftuar Veselin Sljivancaninin, një ish-oficer i Ushtrisë Popullore Jugosllave i dënuar nga Gjykata e Hagës për përgjegjësinë për masakrën e Vukovarit në vitin 1991, në eventet e partisë së tij.

“Vuçiçi është njeriu që ende edhe sot është mik me Veselin Sljivancanin, kasapin e vërtetuar ligjërisht të Vukovarit,” tha Glavaseviç në fjalimin e tij të martën.

“Ka një rrugë drejt pajtimit, por Vuçiç dhe Grabar Kitaroviç nuk mund të na udhëheqin në atë rrugë. Vetëm njerëzit e mirë mund të na udhëheqin në këtë rrugë”, shtoi ai.

Miro Bulj, një deputet opozitar nga Ura e Listave të Pavarura, MOST, kritikoi gjithashtu vizitën e Vuçiçit, duke thënë se ai i tha Vuçiçit të shkonte në Glina ndërsa ai kalonte në korridoret e parlamentit të hënën.

Vuçiç të martën vizitoi komunitetin serb në qytetin e Vrginmost në Kroacinë qendrore. Bulj tha se ai “duhet të shkojë në Glina dhe t’u kërkojë falje njerëzve me etni serbe”.

Ai theksoi se Vuçiç ishte një anëtar i Partisë Radikale Serbe gjatë luftërave të viteve 1990 në ish-Jugosllavi. /balkaninsight/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori