Poezi nga: Gerald Locklin
Përktheu: Fadil Bajraj

Shoqja ime “J” punon në qeverinë lokale.
Tash së voni asaj iu desh të vuloste disa dokumente
Nga Sekretari i Gjykatës, i cili ishte brenda sallës së gjyqit,
Dhe duke vepruar kështu ajo dëgjoi këtë bisedë:


Prokurori: “A nuk është e vërtetë, zotëri, që i thatë
Oficerit se kishit në posedim një
Armë zjarri?”

“Jo, zotëri”, u përgjigj i Pandehuri, “I thashë atij
Se penisi im ishte arma ime, dhe se ai ishte i mirëpritur
Ta shihte nga afër.”

“Ama oficeri dhe dëshmitarët kanë dëshmuar
Se ishin të sigurt se kishit një armë.”

“Ata e dinin që unë nuk kisha armë.
Po të kisha armë, pse do t’i gjuaja
Sall me gurë ata?”