Vladimir Putini nuk mund të dërgojë tanke në Bjellorusi. Por ai do të përpiqet të ndihmojë Aleksander Lukashenkon të dalë nga kriza ku ndodhet, sigurisht me kushtet e Rusisë, shkruan Konstantin Eggert.
Kur krerët e shteteve dhe qeverive të BE mbajtën samitin e posaçëm për gjendjen në Bjellorusi dhe vendosën të mos njihnin rezultatin e zgjedhjeve, Aleksander Lukashenko u fut në veprim.
Tani që BE ia hoqi legjitimitetin ai është i lirë, dhe nuk ka nevojë të bëjë sikur luan ndonjë rol zëri i Brukselit.
Menjëherë në takimin e Këshillit të Sigurisë, ai kërkoi që policia të “shtypë” mitingjet e opozitës në kryeqytetin Minsk, të cilat ai i sheh si “trazira”.
Dihej që Lukashenko në protestat antiqeveritare do të shikonte “përzierje nga jashtë”.
Ai u rekomandoi diplomatëve të tij, që të paralajmërojnë krerët perëndimorë, mes tyre edhe kancelaren, Angela Merkel, se ai “do t’i bëjë përgjegjës” për “përzierje” në Bjellorusi.
Rizbulimi i aftësisë së tij goditëse mund të jetë rezultati i katër bisedave telefonike që Lukashenko ka zhvilluar me Vladimir Putinin. Presidenti rus është aleati i vetëm i vërtetë, që i ka mbetur diktatorit në Minsk.
Putin – Avokat i regjimeve autoritare
Me gjithë antipatinë personale të dyanshme, Putin do të bëjë gjithçka që ndodhet në pushtetin e tij për të ndihmuar Lukashenkon të mbijetojë – politikisht, në rast nevoje edhe fizikisht.
Putini duket se e sheh veten si mbrojtës të regjimeve autoritare të botës: Nga intervenimi i tij në Siri në vitin 2015 deri në shpëtimin e Bashar Al-Asadit, tek mbështetja e vendosur e Nicolas Maduros në Venezuelë e deri në revolucionin në Bjellorusi.
Rasti i Bjellorusisë është për Putinin një rast i veçantë: Ky vend është tërësisht i varur ekonomikisht nga Rusia dhe përmes një sërë marrëveshjesh i lidhur me fqinjin e madh.
Të dy vendet ndjekin një sistem të përbashkët për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe kanë një sistem të mbrojtjes nga ajri. Shumica e rusëve i shohin bjellorusët si të afërmit e tyre etnikë me mënyrë të njëjtë të menduari.
Rrëzimi i Lukashenkos me çfarëdo forme revolucioni do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e Putinit.
Jo vetëm sepse atij ideja e “pushtetit të popullit” i duket shumë e huaj. Ai mund të jetë i shqetësuar, edhe për atë se edhe popullit të tij mund t’i pëlqejë ideja e revolucionit.
“Konsultim vëllazëror”
Po ashtu klasa politike nën Putinin mund të shohë në rrëzimin e Lukashenkos një shenjë të dështimit dhe dobësisë së presidentit, një përfytyrim që Putini as nuk do ta shkojë ndërmend. Prandaj ai nuk mund të lejojë një ndërrim pushteti në Bjellorusi, të cilin ai vetë nuk e ka miratuar. Kremlini nuk do të dërgojë trupa ruse “për mbështetje vëllazërore” në Bjellorusi, megjithëse kjo nuk përjashtohet. Rreziku i rezistencës civile dhe gjakderdhjes është shumë i madh. Përveç kësaj kjo ide nuk është shumë e preferuar mes rusëve, këtë e di Kremlini.
Por ai zotëron një arsenal të tërë mjetesh të tjera – resurse për zhvillim elektronik të luftës, përgjime, para dhe një makineri gjigande propagandistike, që mund t’i vihet në dispozicion Lukashenkos.
Përveç kësaj, Moska mund të ndihmojë shërbimet bjelloruse të sigurisë duke i vënë emrin e “misionit të konsultimit”.
Ndihma e Moskës ka çmim
Nëse Lukashenko do të mbijetojë me ndihmën e Moskës politikisht, ai do të paguajë një çmim: nga njohja e aneksimit të Krimesë, deri tek e drejta e Moskës për të ndërtuar në Bjellorusi baza ushtarake dhe një politikë e njësuar tatimore me Rusinë – të gjitha këto kërkesa të vjetra të Moskës. De facto kjo do ta bënte Bjellorusinë një provincë ruse.
Nëse Lukashenko do të detyrohej të dorëzonte postin, Putini me gjasë do të vinte në përdorim planin tjetër: Në rast zgjedhjesh të reja presidenciale, Kremlini do të kërkonte një kandidat të lëmuar prorus dhe do ta mbështeste, pavarësisht kush do ishte ai. Frika më e madhe e Putinit është një Bjellorusi demokratike, e orientuar nga perëndimi dhe miqësore ndaj BE-së. Edhe pse kjo nuk është realiste këtë moment, Kremlini nuk do t’i hyjë asnjë rreziku.
Aktualisht ai bazohet tek ajo që SHBA dhe BE nuk do të guxonin ta sfidonin atë në terrenin e vet.
Dhe se ato aktualisht kanë probleme të tjera. Bjellorusia i mbetet atij. Për shkak të pandemisë së coronavirusit, zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe diferencave të pandryshuara në politikën e Rusisë mes vendeve anëtare lindore e perëndimore këto shpresa nuk janë krejt pa bazë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArktiku i Norvegjisë, skenë e re e "Luftës së Ftohtë" mes Rusisë dhe Ukrainës
Ndihmësi i Netanyahut: Izraeli e pranon planin e Bidenit për Gazën, por thotë se nuk është një marrëveshje e mirë
Ylli i filmave për të rritur thotë se Donald Trump duhet të burgoset
Scholz: Do ta mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të NATO-s
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United