LAJMI I FUNDIT:

Putini mund të përballet me komplot nga rrethi i brendshëm, paralajmëron blogeri ushtarak nacionalist rus

Putini mund të përballet me komplot nga rrethi i brendshëm, paralajmëron blogeri ushtarak nacionalist rus

Blogeri ushtarak nacionalist rus, Igor Girkin, ka thënë se Vladimir Putin mund të përballet me një lëvizje nga brenda rrethit të tij të brendshëm për t’i dhënë fund pushtimit të tij në Ukrainë, gjë që mund të çojë në largimin e tij si president.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Girkin, i njohur gjithashtu si Strelkov, luajti një rol kyç në konfliktin në rajonin e Donbasit të Ukrainës që nga viti 2014.


Ai ka dënuar vazhdimisht strukturat ushtarake të Rusisë dhe Putinin për mënyrën se si ata e kanë zhvilluar luftën në Ukrainë, të cilën ai e mbështet.

Në një postim në Telegram të mërkurën, Girkin tha se rebelimi i shefit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, në të cilin trupat e tij morën objektet ushtarake në Rostov-on-Don dhe marshuan drejt Moskës, kishte pasur sukses duke “rishpërndarë pushtetin” mes elitës ruse.

Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës
Lexo po ashtu Biden tregon dy arsyet kryesore se pse nuk do të zgjasë me vite lufta mes Rusisë dhe Ukrainës

Girkin mendon se rebelimi, të cilin Prigozhin e anuloi, ka dobësuar pozitat e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, guvernatorit rajonal të Moskës, Andrei Vorobyov dhe kryebashkiakut të qytetit të Moskës, Sergei Sobyanin.

Girkin gjithashtu pretendoi se një grup i rrethit të brendshëm të Putinit me bazë në “Oblastin e Leningradit”, i njohur si Kooperativa “Ozero (Liqeni)”, dëshiron të largojë presidentin në favor të një prej anëtarëve të tij, si Prigozhin ose Zëvendës-shefi i Parë i Stafit të Putinit, Sergey Kiriyenko.

Girkin tha se grupi dëshiron të sabotojë operacionet ushtarake të Rusisë dhe bazën e saj industriale të mbrojtjes, si dhe kontrollin e zonave në luftë, në mënyrë që Putin të kuptojë se duhet të pranojë humbjen në luftën në Ukrainë.

Grupi do të synonte gjithashtu Ministrinë e Mbrojtjes, Sekretarin e Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev, FSB dhe struktura të tjera qeveritare, shtoi Girkin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori