Putini luan në aspektin afatgjatë: E ka ndëshkuar Ukrainën dhe nuk do të ndalet me kaq

Nga: Yaroslav Hrytsak / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Kam një mik, një autor amerikan, i cili shkruan për luftën. Gjatë dekadave të fundit ai ka qenë në Sudanin e Jugut, në Ruandë, Kongo, Afganistan, Irak, Gazë dhe zona të tjera konflikti. Në rastin e Ukrainës, ai ka thënë se një gjë binte në sy: këtu ishte e qartë se kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Së bashku me Bosnjën, rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë mbetet, sipas tij, një nga dy luftërat vërtet të drejta.
Pas tri vitesh lufte të drejtë kundër agresionit të Putinit, tani po përballemi me Donald Trumpin, me një paqe të padrejtë. Ukraina do të humbasë territore dhe nuk do të marrë kompensim për humbjet e saj. Krimet e luftës do të mbeten të pandëshkuara dhe ukrainasit nuk do të kenë garancitë e sigurisë që u duhen për t’i mbrojtur nga një sulm i ardhshëm rus.
Nuk është një skenar i ri. Mendoni për luftën ruso-gjeorgjiane të vitit 2008. Rusia sulmoi Gjeorgjinë fqinje, ndërsa presidenti francez, Nicolas Sarkozy – vendi i të cilit udhëhiqte Presidencën e Këshillit Evropian – bëri çmos për të qetësuar Rusinë, duke e detyruar Gjeorgjinë të pranonte një paqe poshtëruese.
Lufta e Rusisë kundër Gjeorgjisë pati edhe një pasojë tjetër, më pak të njohur. Pas fitores së Rusisë, Vladimir Putini miratoi planet për një luftë të plotë kundër Ukrainës. Reagimi i dobët perëndimor ndaj agresionit të Rusisë në Gjeorgji ia dha Putinit arsyet për të besuar se Perëndimi do të reagonte në mënyrë të ngjashme në rastin e Ukrainës. Ashtu siç lufta e tij kundër Gjeorgjisë ishte kryesisht një reagim ndaj revolucionit të saj pro-perëndimor të vitit 2003, edhe Ukraina duhej të “ndëshkohej” për Revolucionin Portokalli të vitit 2004 i cili kërcënoi ta nxirrte vendin nga orbita e Rusisë. Plani i Putinit u zbulua dhe detajet e tij u publikuan në një artikull gazete të vitit 2009, të shkruar nga dy ekspertë të njohur të sigurisë ukrainase. Por, në atë kohë u konsiderua si trillim saqë pak njerëz i kushtuan rëndësi.
Në çdo rast, Ukraina u shpëtua nga çdo fatkeqësia të cilën Putini mund të kishte menduar për të në vitin 2010, kur pro-rusi Viktor Yanukovych erdhi në pushtet. Në vitin 2013, Yanukovychi mbështeti papritur rrugëtimin e Ukrainës drejt integrimit evropian. Por, atë vit u tërhoq me një kthesë të papritur, posa erdhi momenti për të nënshkruar një marrëveshje historike të asociimit me BE-në. Ky ndryshim i menjëhershëm erdhi pas një takimi me Putinin. Kishte spekulime se Putini e kishte detyruar Yanukovychin duke e kërcënuar se do të niste luftën kundër Ukrainës, nëse vendi do të vazhdonte lëvizjen drejt Perëndimit. Refuzimi i njëanshëm i Yanukovychit për të nënshkruar marrëveshjen me BE-në shkaktoi një valë të re protestash që filluan në Kiev në nëntor 2013 – dhe që përfundimisht u bënë të njohura si Revolucioni i Euromaidanit.
Ngërçi zgjati me muaj dhe deri në fillim të vitit 2014 u bë e qartë se pushtimi rus ishte vetëm çështje kohe. Po e tregoj këtë nga përvoja ime personale: gjatë Euromaidanit, punoja në një grup të përkohshëm mendimi dhe ishim të informuar për planet e Putinit. E dinim se kishim kohë vetëm deri në përfundimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi. Menjëherë pas përfundimit të tyre, filloi aneksimi i Krimesë. Sipas logjikës së Kremlinit, kjo duhej të niste një “pranverë ruse” – një kryengritje e popullsisë rusishtfolëse të Ukrainës kundër Kievit. Kjo nuk ndodhi. Shumica e ukrainasve, pavarësisht gjuhës që flisnin, nuk donin ta lejonin luftën të hynte në shtëpitë e veta.
Në vend të një lufte civile në Ukrainë, Putini ndërmori një luftë me intensitet të ulët në Donbas, të cilën nuk mundi ta fitojë. Megjithatë, ai dinte si të priste. Ata që e njohin mirë Putinin thonë se filozofia me të cilën ai jeton është e ngjashme me atë të xhudos – një sport të cilin e ka praktikuar që në rini. Në xhudo qëndron afër kundërshtarit dhe e lodh atë derisa të dorëzohet. Pavarësisht dështimit për të arritur objektivat e tij në vitin 2014, Putini nuk hoqi dorë nga asgjë. Pushtimi i plotë i vitit 2022 e konfirmon këtë.
Më shumë se një herë, Putini dhe propagandistët e tij kanë këmbëngulur se Rusia nuk është në luftë me Ukrainën, por me Perëndimin në Ukrainë. Ai e sheh Ukrainën si një komb artificial, të krijuar nga Perëndimi për të minuar fuqinë e Rusisë. Një Ukrainë e pavarur është fajtore thjesht për faktin se ekziston. Në një luftë të tillë, armëpushimi është i mundur, por jo paqja – ashtu siç nuk mund të kishte paqe në luftën midis Romës dhe Kartagjenës.
Megjithatë, armëpushimi do të zgjidhte shumë pak gjëra, nëse jo asgjë. Dhe, për Ukrainën do të sillte një rrezik shtesë. Që nga fillimi i luftës, ukrainasit kanë kërkuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Tani, në vend të kësaj do të marrin një armëpushim të brishtë dhe të padrejtë.
Mospërputhja midis pritshmërive të larta dhe realitetit poshtërues është një nga treguesit më të besueshëm të një krize para-revolucionare. Ndryshe nga vitet 2004 dhe 2014, një revolucion i ri mund të udhëhiqet nga njerëzit që janë kthyer nga fronti dhe ndihen të tradhtuar nga qeveria e tyre. Konflikti i brendshëm që do të pasonte, do t’i jepte Putinit mundësinë e përsosur për të pushtuar sërish Ukrainën – këtë herë nën pretekstin e vendosjes së stabilitetit politik.
Në shkurt të vitit 2022, objektivi i Putinit ishte të pushtonte Kievin brenda tre ditësh. Atë që nuk arriti të bënte atëherë, Trumpi mund ta ndihmojë ta arrijë brenda tre viteve të ardhshme ose edhe më shpejt. Dhe, më pas, e gjithë bota do të jetë përpara tij. Ekspertët thonë se ai do të jetë i gatshëm të sulmojë Perëndimin brenda tre deri në pesë viteve të ardhshme.
Shumë njerëz në Perëndim po i injorojnë ambiciet e tij afatgjata, ashtu siç i injoruan ato në vitin 2008. Por, nëse historia na mëson diçka, një nga mësimet është ky: nuk mund ta qetësosh një agresor që mendon në aspekt afatgjatë. Ukrainasit e mësuan këtë në mënyrën më të vështirë. Para pushtimit të plotë në vitin 2022, ne u paralajmëruam për luftën, por nuk donim ta besonim. Me shumë gjasa, është natyra njerëzore të mobilizohemi vetëm kur kërcënimi bëhet i prekshëm.
Do të doja të isha i gabuar, por instinkti im si historian më thotë se në shkurt të vitit 2022 bota hyri në një dekadë lufte. Shprehja “nëse dëshiron paqe, përgatitu për luftë” mbetet po aq e vlefshme pas tre vitesh lufte në Ukrainë, siç ka qenë për dy mijë vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri