LAJMI I FUNDIT:

Putin vjen me “një version të ri” rreth asaj se kush ishin ata që kryen sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Putin vjen me “një version të ri” rreth asaj se kush ishin ata që kryen sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Katër të dyshuar janë paraqitur në gjykatë në Moskë pasi persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh të premten, ku tre u deklaruan fajtorë për akuzat për terrorizëm. Vladimir Putin i ka përshkruar për herë të parë sulmuesit si “islamikë radikalë”. 

Vladimir Putin ka thënë se autorët e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë janë “islamikë radikalë”.


Megjithatë, presidenti rus pretendon se të shtënat i përshtaten një fushate më të gjerë frikësimi nga Ukraina, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Kjo mizori mund të jetë vetëm një lidhje në një seri të tërë përpjekjesh nga ata që kanë qenë në luftë me vendin tonë që nga viti 2014 nga duart e regjimit neonazist të Kievit”, citohet të ketë thënë ai.

Pamje që tregojnë torturimin që iu bë të dyshuarit për sulmin në Moskë – para se t’i pritet veshi dhe t’i futet në gojë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë torturimin që iu bë të dyshuarit për sulmin në Moskë – para se t’i pritet veshi dhe t’i futet në gojë

Pretendimet se Ukraina ishte disi e përfshirë në sulmin në Moskë janë hedhur poshtë gjerësisht nga analistët.

Por sipas tij, ata që planifikuan sulmin “shpresonin të mbillnin panik dhe përçarje” në shoqëri.

Ndryshe, katër persona të akuzuar për kryerjen e një sulmi terrorist, u shfaqën në gjykatë te të cilët u shfaqën shenja të rrahjes së rëndë.

Çfarë është ISIS-K që vrau mbi 130 njerëz në Moskë - cilat janë motivet e tyre për të sulmuar Rusinë?
Lexo po ashtu Çfarë është ISIS-K që vrau mbi 130 njerëz në Moskë - cilat janë motivet e tyre për të sulmuar Rusinë?

Ndërkohë numri i personave të vrarë në sulmin ndaj koncertit në Moskë është rritur nga 137 në 139, ka thënë kryehetuesi i Rusisë.

Alexander Bastrykin tha se numri ishte rritur pasi dy persona të plagosur në sulm vdiqën në spital.

Ai bëri të ditur gjithashtu se 75 viktima ishin identifikuar zyrtarisht, tre prej të cilave ishin fëmijë.

Bastrykin theksoi se të dyshuarit që ishin arrestuar e kishin pranuar fajin dhe kishin bashkëpunuar me hetuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori