LAJMI I FUNDIT:

Putin vizitë në Krime, mbledh Këshillin rus të Sigurimit

Putin vizitë në Krime, mbledh Këshillin rus të Sigurimit

Presidenti Vladimir Putin mbërriti dje në Krime ku mblodhi Këshillin e Sigurimit rus pas përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe Kievit në gadishullin e aneksuar prej saj, bënë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

“Vladimir Putin kryesoi në Krime një takim të Këshillit të Sigurimit dhe më pas mori pjesë në një forum kushtuar rinisë ruse”, njoftuan agjencitë e lajmeve.


Theksojmë se  Rusia akuzon Ukrainën për destabilizimin e Krimesë dhe orkestrimin e “akteve terroriste”.

Prej një jave, Krimeja është në qendër të rritjes së tensioneve në mënyrë të papritur midis Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë vizitës së tij Presidenti rus nuk nguroi të sulmonte Ukrainën, të cilën e konsideron si përgjegjëse për gjendjen në Krime dhe e akuzoi se nuk po respekton marrëveshjen e paqes.