LAJMI I FUNDIT:

Putin nënshkroi ligjin: Askush nuk guxon të barazojë veprimet e ushtrisë me ato të nazistëve

Putin nënshkroi ligjin: Askush nuk guxon të barazojë veprimet e ushtrisë me ato të nazistëve

Presidenti rus, Vladimir Putin miratoi sot një ligj që parasheh gjoba ose burgim deri në 15 ditë për njerëzit që krahasojnë publikisht qëllimet dhe veprimet e qeverisë dhe ushtrisë me ato të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I pari i shtetit rus dëshiron të heshtë të gjithë kritikët dhe për këtë po harton ligje që do të dënojë qytetarët dhe personat juridikë që dalin kundër tij.


Ligji, i cili është një ndryshim në Ligjin për kundërvajtjet administrative, dënon gjithashtu ata që “mohojnë rolin vendimtar të popullit sovjetik në humbjen e Gjermanisë naziste dhe misionin humanitar të BRSS-së në çlirimin e vendeve evropiane”.

Qytetarët që kryejnë këto shkelje do të gjobiten nga 1000 deri në 2000 rubla (11.1-22.2 euro) ose burgosje për 15 ditë.

Për personat juridikë, gjobat arrijnë deri në 50 mijë rubla (555 euro), të cilat në rast të përsëritjes dyfishohen ose mund të dërgojnë në pezullimin e aktiviteteve deri në 90 ditë.

Është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të agresionit të hapur të Rusisë kundër Ukrainës, shumë e krahasojnë Putinin dhe regjimin e tij me atë të Gjermanisë naziste dhe Adolf Hitlerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori