LAJMI I FUNDIT:

Putin ndjek vetëm 22 persona në Twitter – emrat në atë listë mund t’ju habisin

Putin ndjek vetëm 22 persona në Twitter – emrat në atë listë mund t’ju habisin

Llogaria zyrtare e Vladimir Putinit në Twitter ndiqet nga vetëm 22 persona, gjë që është interesante në vetvete. Edhe më interesante janë emrat që e ndjekin në këtë rrjet social presidentin rus.

Disa llogari që e ndjekin të parin e shtetit rus nuk do të habisin askënd, për shembull, platformat mediatike ruse RT dhe Sputnik dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Por mes atyre që Putin ndjek janë edhe aktori Arnold Schwarzenegger dhe miliarderi, Elon Musk. Aty janë edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ish-kryeministri kanadez, Stephen Harper, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.


Profesori i asociuar në Universitetin e Melburnit, William Partlett u përpoq të shpjegonte një listë të tillë. Ai beson se llogaria e rusit me shumë gjasa drejtohet nga bashkëpunëtorët e tij, por edhe nga ai vetë.

“Shumica e njerëzve priren të mendojnë se ai nuk kalon kohë në internet, dhe nëse e kalon, është shumë, shumë pak kohë”, tha Partlett për news.com.au.

“Ai besonte se pushtimi i shtetit ukrainas do të përfundonte brenda dy deri në tre ditë, dhe tani ne po hyjmë në javën e katërt”, thekson Partlett.

Ai shtoi se platformat e tjera si Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë më të njohura se Twitter në Rusi, por Twitter përdoret si pjesë e strategjisë së informacionit të Kremlinit.

“Sipas kuptimit të tyre, Twitter përdoret nga njerëzit në Perëndim për të publikuar informacione. Është padyshim në anglisht, kështu që nuk është aq i fokusuar në komunitetin rus. Me sa mund të shoh, profili i Putinit është vetëm një mënyrë për të nxjerrë informacione”, tha Partlett.

Ata po përpiqen të shohin përmes Twitterit se sa shumë mund të ndikojnë në Perëndim dhe duke ndjekur Muskub dhe politikanët perëndimorë, ata po përpiqen të prezantojnë veten më legjitim para audiencës perëndimore, beson ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori