Me puthje dhe dedikim romantik, bashkëshortja e uron Daut Haradinajn në 40 vjetorin e lindjes

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 40-të.
Me këtë rast, ai ka arritur të marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, duket se ka rezervuar për të befasinë më të veçantë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, çifti shfaqen së bashku duke festuar.

Madje, Lola nuk ka nguruar të ndajë edhe një fotografi nga momenti kur ata shkëmbejnë një puthje pasionante gjatë darkës romantike.
"Dashuria ime e përjetshme", ka shkruar bashkëshortja e deputetit Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































