LAJMI I FUNDIT:

​Pupovci: Shkollat e Kosovës nuk janë të përgatitur për mësimin online

​Pupovci: Shkollat e Kosovës nuk janë të përgatitur për mësimin online

Shifrat e larta të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, kanë shtyrë qeverinë në detyrë të Kosovës të shqyrtojë mundësinë e fillimit të mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi.

Gjatë ditës së sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga përfaqësues të IKSHPK-së ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim dhe Kulturë kanë rekomanduar që të gjitha nivelet e arsimit të pushojnë për një javë, këtu nuk përfshihet niveli parashkollor dhe çerdhet.


Por lidhur me idenë që të vazhdohet me mësimin online njohësit e arsimit në vend po vlerësojnë se shkollat e Kosovës nuk janë të përgatitura për të vazhduar mësimin në mënyrë virtuale. Madje thonë se nëse vendoset për dy javë mësim online gjurmët e kësaj mase do shihen pastaj në suksesin e nxënësve.

Dukagjin Pupovci, njohës i çështjeve të arsimit për KosovaPress ka thënë se mbyllja e shkollave duhet të jetë opsioni i fundit pasi siç thotë ai shkollat nuk kanë bërë përgatitjet e duhura për mësimin online.

“Mendoj se mbyllja e shkollave duhet të jetë masa e fundit nëse epidemiologët kanë vlerësuar se ajo është e domosdoshme, për të penguar ndonjë shpërthim, por është e logjikshme se nëse mbyllen shkollat atëherë duhet të mbyllen edhe lokalet hoteliere dhe shumë veprimtari të tjera, pasi që nuk ka logjikë që njerëzit të mblidhen në disa vende dhe të përhapet infeksionit ndërsa të mbyllen shkollat. Përndryshe mbyllja e shkollave shkaktoi probleme mjaft të mëdha për sistemin e arsimit, sepse shkollat tona nuk janë të përgatitura për mësim online. Ato duhet vetë ta organizojnë dhe jo të gjitha janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë dhe kjo padyshim do të lë gjurmë në suksesin e nxënësve”, tha ai.

Pupovci tutje ka deklaruar se mënyra më e mirë për të ndikuar në mos përhapje të pandemisë është respektimi i masave anti-COVID.

Njohësi i arsimit në Kosovë ka deklaruar se përkundër që Kosova tash e një vit është përballur me pandeminë nuk është krijuar ndonjë platformë përmes të cilës do të organizohet mësimi online.

“Unë mendoj që mënyra më e mirë është respektimi i masave në shkolla, ruajtja e distancës dhe çdo kush duhet të bëjë përpjekje që mësimi i rregullt në shkollë të mos ndërpritet. Kur nuk ka mundësi të tjera mbetet mësimi online, mirëpo edhe aty është dashur shteti të jep një mbështetje më të madhe për shkollat, të paktën ta përcaktojë një platformë përmes së cilës do të organizohet mësimi online. e që sa e di unë është vetëm në komunën e Prishtinës dhe nuk e di sa mirë funksionon. Pastaj të organizojë një mbikëqyrje të mësimit online, një ofrim të mbështetjes për mësimdhënësit, sepse neve na mungon përvoja të gjithëve te mësimi online, dhe të gjitha këto nuk janë bërë. Kjo do të thotë se mësimi online nuk mund të zhvillohet sipas asaj që do të dëshirohej të zhvillohej. Janë zhvilluar faktikisht skenarët, nuk mund të thuhet se nuk është bërë asnjë përgatitje, mirëpo këto nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen e mësimit online, pasi që është dashur të bëhen përgatitjet praktike si përcaktimi i një platforme, furnizimi i shkollave me brez të mjaftueshëm të internetit, pastaj edhe me pajisje teknologjike” , u shpreh Pupovci.

Ai tha se nga mësimi online, i organizuar vitin e kaluar, nxënësit që nuk kanë vijuar shkollimin në mënyrë virtuale kanë humbur deri në 40 për qind të vitit shkollor.

“Fëmijët në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët e kanë vijuar mësimin online kanë humbur rreth 25 për qind të vitit shkollor, me faktin se e kanë mësimin online, ata që nuk e kanë vijuar fare mësimin online vlerësohet se i kanë humbur 40 për qind të vitit shkollor. Pra, prej kësaj shihet se efektet e mësimit online janë mjaft negative, sepse mësimi online është filluar pa përgatitje të duhur, thjesht na ka zënë në befasi, por nuk është që edhe këtë vit shkollor që janë bërë përgatitjet të veçanta për mësim online, sepse është llogaritur që fëmijët do ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shkolla”, deklaroi njohësi i çështjeve të arsimit.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar që janë duke shqyrtuar mundësinë që nga 22 marsi procesi i mësimit në të gjitha nivelet të kalojë online.

“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së, IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë që tash një vit për shkak të rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, të gjitha shkollat kishin vazhduar mësimin në mënyrën virtuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori