Punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna e Prishtinës thotë se të hënën rruga do të jetë gati
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të përfundojnë deri të hënën.
Në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka publikuar pamje të punimeve, teksa ka thënë se sot po kryhet asfaltimi dhe se nesër do të bëhet vijëzimi.
“Sot po kryhet asfaltimi, nesër bëjmë vijëzimin, e të hënën gjithçka do të jetë gati për qarkullim!”, thuhet në postim.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























