LAJMI I FUNDIT:

Punime ndërtimore në autostradën A2 Tetovë – Gostivar

Punime ndërtimore në autostradën A2 Tetovë – Gostivar

Punime ndërtimore do të fillojnë në autostradën A2 Tetovë – Gostivar te rruga lidhëse për në Negotinë të Pollogut.

Nga dita e nesërme, në orarin 08:00 – 16:00, në 20 ditët e ardhshme do të ketë ndalesë për automjetet e rënda që të lëvizin në këtë drejtim rrugor.


Në vendin e punimeve do të vendoset sinjalistika e duhur, si edhe persona fizik me flamuj.

Komunikacioni do të zhvillohet me radhë në të dy drejtimet rrugore./Telegrafi/