LAJMI I FUNDIT:

Punëtori interesante janë zhvilluar në Festivalin e Gastronomisë në Prishtinë

Punëtori interesante janë zhvilluar në Festivalin e Gastronomisë në Prishtinë

Gjatë edicionit të parë të festivalit të gastronomisë – ”Bukë e kripë e zemërbardhë”, ndër aktivitetet e mbajtura ishte edhe punëtoria e mbajtur nga themeluesi i kompanisë Bar Academy, F.Bekolli.

Gjatë punëtorisë së mbajtur në festival përveç miksimit të koktejeve të shijshëm dhe demonstrimit të shërbimit adekuat të punës së një barmeni dhe kamarierit. Aty u diskutua në lidhje me artin e miksologjisë dhe rëndësinë që i duhet kushtuar trajnimit të personelit të hotelerisë dhe se në Kosovë akoma neglizhohet rëndësia e shërbimit të duhur, dhe se më shumë rëndësi i jepet pamjes vizuale të një bari apo restoranti se sa shërbimit që kryhet në të.

Punëtoria e mbajtur në kuadër të Prishtina Gastronomy Festival iu tregoi nga afër të gjithë të interesuarve gjithçka çka nevojitet për të pasur një profesion i cili ka të bëjë me menaxhimin e një bari duke u fokusuar në trajnim dhe edukim, trendet e koktejve dhe pijeve frymëzuese dhe të njohura.

Kjo punëtori e cila mundësua nga Bar Academy të cilët prezantuan edhe punën e tyre, ku si akademi, misioni i tyre është të ju mësojë të gjitha pijet më të fundit dhe më të popullarizuara, me anë të moduleve dhe një plan programi i cili ju garanton punësim pas përfundimit të certifikimit.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ndarja e ideve, promovimi dhe ruajtja e standardeve të cilat janë të nevojshme në menaxhimin e një bari, por edhe eksplorimi i kulturës frymëzuese dhe të larmishme të miksologjisë.