Punëtorët rrënojnë shtëpinë e gabuar, duke e varrosur për së gjalli një grua të moshuar (Foto)

27:"© Weibo/xuzhoutongchenghui
Një grua 92-vjeçare, që mbetet e paemëruar, ka mbetur e vdekur në vend, pasi një ekip i punëtorëve e kanë rrënuar gabimisht shtëpinë e saj që ndodhet në Xuzhou të Kinës.
Ata ishin kontraktuar për të rrëzuar shtëpinë e vjetër të fqinjit të saj, por e kanë ngatërruar adresën, transmeton Telegrafi.
Për fat të keq, e moshuara që e kishte thyer këmbën ishte në regjim shtrati, ndërsa për momenti me të nuk ishte askush.
Më t’i rënë sipër tavani dhe muret, gjyshja është varrosur për së gjalli. Pasi ka ndaluar gërmimi, ajo është nxjerrë nga rrënojat pa shenja jete.
Drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar, ndërsa po bëhen hetime rreth grupit punues që e bënë këtë gabim të madh. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































