LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët ilegalë në Gjermani janë kryesisht nga Ballkani

Punëtorët ilegalë në Gjermani janë kryesisht nga Ballkani

Punëtorët ilegalë që punojnë në të zezë janë kryesisht nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Vietnami, Ukraina, Turqia, Kosova, Moldavia dhe Gana.

Të gjithë punëtorët nga rajoni që nga shkaqe të ndryshme e kanë të pamundur të punësohen në Gjermani në mënyrë legale, i janë kthyer gjetjes së punës në të zezë për disa muaj apo edhe më gjatë, me qëllim që të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre, shkruan gazeta Koha nga Maqedonia.


Analizat e fundit tregojnë edhe rritje të punës në të zezë në Gjermani për këtë vit në raport me vitin paraprak. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë ngritur 65,755 procedura për punë në të zezë.

Kjo paraqet rritje për pesë për qind apo për 3342 më shumë procedura se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Te personat që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani dhe punojnë në të zezë vërehet një rritje prej 28 për qind, shkruan gazeta “Velt”, transmeton Radio DW, duke u thirrur në raportin e besueshëm të “Qendrës për analiza të përbashkëta dhe strategji”(GASIM).

Raporti thekson se punëtorët nga Maqedonia renditen ndër të parët që punojnë në të zezë në ekonominë më të fuqishme evropiane.

“Punëtorët ilegal që punojnë në zezë vijnë kryesisht nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Vietnami, Ukraina, Turqia, Kosova, Moldavia dhe Gana. Shumica e punëtorëve ndaj të cilëve është ngritur procedurë për qëndrim të palejuar kanë punuar në ndërtimtari, hoteleri dhe veprimtari të tjera shërbyese , njëherazi duke mos pasur leje të nevojshme për punë”, thekson raporti i Qendrës për analiza të përbashkëta dhe strategji.