Punëtorët e spitalit rajonal ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, kanë protestuar sot para objektit të këtij spitali, në shenjë pakënaqësie për shkak të sulmit ndaj dy infermierëve në vendin e tyre të punës, nga familjarët e pacientëve.
Sabrije Hakaj, anëtare e Sindikatës së punëtorëve në këtë institucion, ka thënë se do të përdorin të autoritetin në mbrojtje të punëtorëvë shëndetësorë.
“Sindikata e spitalit e mbështetur edhe nga FSSHK organizon këtë protestë në shenjë të solidarizimit me profesionistët shëndetësorë të cilët u sulmuan dhe sulmohen në vende të punës, aty ku ata për çdo ditë me mundësinë dhe dijen e tyre shpëtojnë jetë. Sindikata e spitalit dhe FSSHK do të përdorë të gjithë autoritetin në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë dhe anëtarëve të saj”, ka thënë Hakaj.
Ajo kërkoi po ashtu nga pacientët dhe përcjellësit e tyre që të sillen drejt duke respektuar të drejtat e tyre me ligje, por jo duke sulmuar ata nga të cilët kërkojnë ndihmë.
Sami Thaçi, nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), duke dënuar po ashtu sulmin ndaj kolegëve, ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprime konkrete ndaj të gjithë atyre që sulmojnë profesionistët shëndetësorë. Sipas tij, rastet e tilla shtojnë pasigurinë dhe vetëm sa i kontribuojnë më shumë largimit të infermierëve nga vendi, dukuri kjo që po ndodhë kohët e fundit në Kosovë.
“OIK kërkon nga prokuroria dhe organet gjyqësore që të ndërmarrin veprime ligjore ndaj secilit që merr guximin të çojë dorë për të sulmuar fizikisht infermierët dhe profesionistët tjerë shëndetësorë… Ndryshe, Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të shumë infermierëve dhe rastet e tilla vetëm shtojnë pasigurinë dhe i kontribuojnë kësaj klime të largimit të infermierëve nga vendi” theksoi Thaçi.
Ai ka kërkuar ngritjen e nivelit të sigurisë së punëtorëve në vendin e punës, qoftë edhe duke siguruar prezencë policore pranë shërbimeve emergjente.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se policia ka reaguar menjëherë, duke arrestuar dy të dyshuarit për sulm ndaj punëtorëve të spitalit.
Ai shtoi se pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Veprimet policore kanë qenë të menjëhershme me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët në bazë të hetimeve të deritashme, dyshohet se kanë sulmuar dy zyrtarë spitalorë në vendin e tyre të punës… Pas procedurave të nevojshme intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, sqaroi Zahiti.
Ndryshe, të mërkurën mbrëma rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Aleanca euroatlantike” - Osmani publikon fotografi me presidentin Trump dhe Macron
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Aktakuza e re, Thaçi sot para gjykatës
Egzon Kelmendi – Elkosi kandidat i AAK-së për deputet, merr mbështetje në Pejë
Shpërthim me tritol në një lokal në Lungomare - kamerat e sigurisë regjistruan gjithçka
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?