LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Shërbimit Korrektues nesër në protestë, kërkojnë paga më të larta

Punëtorët e Shërbimit Korrektues nesër në protestë, kërkojnë paga më të larta

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e  Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se nesër do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Protesta është paraparë të fillojë para orës 08:00 para Drejtorisë dhe të përfundojë te Porta Zero në orën 09:00.

Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 përqind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivel Kosove, Zenun Sadikaj, ka thënë për KosovaPress se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen përmes kësaj protestë një orëshe, ata do ta diskutojnë mundësinë edhe për protesta në Prishtinë.

“Përmes ministrit të Drejtësisë kemi kërkuar që Ligji për Paga të mos kalojë. Me të vërtetë është bërë një padrejtësi, kemi një punë bukur të rëndë, në shumë raste edhe ne kemi të lënduar, dhe le të trajtohemi ashtu siç e meritojmë”, ka thënë Sadikaj.

Sadikaj ka shtuar se sindikalistët janë të zhgënjyer edhe nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që sipas tyre nuk e mbajti fjalën që ua kishte dhënë.

“Ne i besuam ministrit, menduam që do ta mbante fjalën, që na kishte premtuar se do të jetë koeficienti si në Policinë e Kosovës edhe zjarrëfikësit. Ai nuk e mbajti premtimin. Ne e patëm një takim me të, takim thuajse dy orë para dy-tre ditësh, por nuk ishte të gjendje të na garantonte që do të ketë rritje”, ka thënë Sadikaj.

Së fundmi në Kosovë, të pakënaqur me Ligjin për paga janë shprehur disa sektorë publik. Pakënqësia e tyre ka rezultuar me protesta e greva, ku shquhet ato të mësimdhënësve dhe të mjekëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori