“Punësimet partiake rrisin gabimet drejtshkrimore në zbatimin e gjuhës shqipe”
Gabimet drejtshkrimore gjatë zbatimit të gjuhës shqipe në institucione shtetërore, ndërmarrje publike e madje edhe në tabela rrugore, sipas profesorit universitar Asllan Hamiti, ndodhin për shkak të cilësisë së ulët të shkollimit, duke përfshirë shkollimin, siç thotë, parauniversitar dhe universitar. Ai theksoi se ngritja e statusit të shqipes do të ndikonte në përdorimin e saj më adekuat dhe pa gabime.
“Për fat të keq gabime bëjnë edhe ata të cilët mbarojnë fakultet pikërisht të këtij grupi të përkthimit dhe interpretimit nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas. Në disa raste ka edhe përkthyes të cilët edhe nuk e kanë të mbaruar grupin përkatës për përkthim, por mund të jenë edhe me fakultete të tjera, apo shkollim tjetër dhe kjo është si pasojë ndoshta e punësimeve mbi lidhjet partiake”, tha Asllan Hamiti.
Hamiti, thotë se përgjegjësi për përkthimet duhet të mbajë vetë përkthyesi, por gjithsesi edhe institucioni në të cilin punon ai përkthyes.
Gabime drejtshkrimore po vërehen edhe në tabelat udhërrëfyese. Në lidhje me këtë, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica”, Senad Smailoviç, tha se sa i përket evitimit të gabimeve është angazhuar përkthyes i licencuar, i cili do të bartë përgjegjësi për gabimet eventuale.
“Kemi vërtetuar se një pjesë e tabelave në territorin e qytetit të Shkupit, janë përkthyer gabimisht nga maqedonishtja në shqip. Gjëja e parë që kemi bërë është ajo se kemi bërë marrëveshje me përkthyes të licencuar. Kështu që në të ardhmen planifikojmë që përkthimet të jenë si duhet dhe adekuate për gjuhën shqipe. Përderisa përsëri vërtetojmë se diçka nuk është përkthyer si duhet, atëherë do ta kemi personin që është përgjegjës për atë punë”, tha Senad Smailoviç, Drejtor i N.P. “Rrugë dhe Rrugica”.
Gabime po bëhen në njoftimet të cilat po ngjiten nëpër dyert dhe muret e klinkave. Në lidhje me këtë, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha:
“Sigurisht se do të ketë përmirësime, në atë aspekt jemi duke planifikuar një mënyrë të re për menaxhmentin e spitalit, do të thotë implementimin e menaxhmentit të spitalit në të gjitha institutet shëndetësore kështu që edhe ky problem do të jetë i përfshirë me atë zgjidhje.”
Profesor Hamiti, vlerëson se me ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve do të ketë një përparim në përdorimin e gjuhës shqipe, por sipas tij duhen edhe përpjekje të mëtejme që shqipja të merr statusin e merituar. Megjithatë, ai thotë se politikanët gjatë kohë kanë shfrytëzuar këtë ligj për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga çështje më të rëndësishme etike./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze