Pulë e mbushur me spinaq dhe kajmak

Gjatë ditëve të nxehta të verës, përgatitja e drekës mund të jetë një sfidë
Kërkohet që të kalojmë sa më pak kohë në kuzhinë, por që ushqimi të jetë gjithmonë i shijshëm dhe të kënaqë jo vetëm shijen, por edhe syrin.
Sot ndajmë me ju një recetë të thjeshtë, të shijshme dhe shumë të dashur për familjen.
Përbërësit
▪ 3 fileto pule (mish i bardhë)▪ Vaj ulliri▪ Spec i tymosur▪ Hudhër e grirë imët▪ Kripë▪ Piper i zi▪ Erëza
Për mbushjen
▪ 150 g kajmak▪ 1 lugë majonezë▪ Një grusht spinaq i freskët▪ Kripë dhe piper sipas shijes▪ Parmezan i grirë▪ Hudhër
Përgatitja
Hapi 1: Filetot e pulës lyeni me vaj ulliri dhe i kriposni duke i shtuar edhe erëzat dhe hudhrën. Fërkojini mirë që të përthithin aromat.
Hapi 2: Prijeni fileton përgjysmë, por jo deri në fund – krijoni një lloj “xhepi” në mes.
Hapi 3: Përziejini të gjithë përbërësit e mbushjes dhe mbushni “xhepin” e çdo filetoje.
Hapi 4: Vendoseni mishin në një tavë qelqi të lyer paraprakisht me pak gjalpë ose vaj ulliri. Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për 25-30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshillë: Kjo recetë shoqërohet me një sallatë të freskët verore ose me perime të pjekura.
Ju bëftë mirë! i transmeton Telegrafi.



















































