Pozicionin solemn nga ai qesharak dihet që i ndan vetëm një hap. Dje duke tundur flamujt në barrikadat e Barcelonës, sot shitës patatesh të skuqura (siç e paraqitën në një shaka) në kryeqytetin e Belgjikës dhe të BE.
Të tjerë e shohin me shpoti Carles Puigdemontin si hero përherë në arrati të serisë “Tim dhe Struppi”, aq më tepër që tipari rinor dhe naiv i figurës për të qeshur përshtatet shumë mirë me katalanin.
Pas mbeten mbështetës të zhgënjyer, shokë të zemëruar të partisë dhe një ekonomi që ka humbur sigurinë. Dhe një rajon i qeverisur përkohësisht që nga Madridi, i cili megjithatë sillet dukshëm në mënyrë pragmatike me “sundimin e huaj”. Ndoshta Carles Puigdemont e mbivlerësoi potencialin e nxitjes së bashkëatdhetarëve të tij, që marrin lehtë flakë. Të demonstrosh kur është mot i mirë është zbavitëse, por që të sakrifikosh mirëqënien dhe një vend pune për një ëndërr nacionaliste, kur jeton rehat dhe mjaft autonom në Spanjë: kjo tingëllon qesharake vetëm ta shkruash.
Kryekatalani sidoqoftë duhet ta kishte ditur që bindjet e mëdha kërkojnë edhe gjeste të mëdha nga udhëheqësit. Sido që të jetë, pjesë e tyre do të ishte vajtja me kokë lart para gjyqit, duke kënduar këngë katalanase të lirisë. Ajo që lë përshtypje shumë të keqe, është që t’i lësh ministrat e tu të mbajnë përgjegjësi dhe vetë t’ia mbathësh natën.
Krahasimet që Carles Puigdemont bën me diktaturën e Francos mund t’i quash thjesht qesharake ose të paturpshme, varësisht nga pozicioni. Thirrja e vazhdueshme për demokraci tingëllon bosh, kur udhëheqësit vetë i shkelin rregullat e saj.
Në Rusi, në Turqi dhe diku tjetër njerëzit ndodhen në burg për hir të politikës ose të profesionit që kanë. Përballë këtyre fateve, të vjen rëndë kur shikon kopshtin e fëmijëve të politikanëve në Katalonjë. Këta luftëtarë heroikë për pavarësi duket së thërrasin gjithmonë: “Na pëlqen shumë që të jemi të shtypur!”
Për të ardhur rëndë është edhe se si u tregon ai mbështetësve të tij gjithmonë përrallën e ndihmës evropiane, pa qenë në gjendje për të ofruar rezultate. Sepse as BE, as Belgjika si vend jovullnetar mikpritës nuk duan t’i japin dorën një udhëheqësi secesionist. Katalanin ata e kanë pritur kaq me padurim sa presin shpërthimin e murtajës ose të kolerës. Po të kenë fat belgët, drejtësia nuk e kundërshton dorëzimin e Carles Puigdemont-it. Kështu ndoshta mund të frenohen edhe dëshirat për shkëputje te flamandët e vet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë