Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, këtë vit ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.

Artistja nga Shkupi sivjet iu përkushtua në maksimum fëmijëve të saj, duke qenë se u bë nënë e një djali tjetër.


Megjithëse po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale, ajo ka publikuar një imazh të para tri viteve, siç theksoi kur nuk ekzistonte fjala COVID.

Screenshot 7 40 Tuna Sejdi (Foto: Instagram)

“Tri vite më parë, kur fjala COVID nuk ekzistonte. Ju thash”, ka thënë biondja.

Ajo u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit maj, të një djali që e ka pagëzuar me emrin, Zen.

Bukuroshja ndan djemtë me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.

Me këtë të fundit ka përmbyllur romancën po këtë vit dhe momentalisht është duke jetuar në një apartament me fëmijët në Maqedoni. /Telegrafi/