Javëve të fundit besimtarët mysliman kanë mbajtur Muajin e Shenjtë të Ramazanit që zgjatë një muaj dhe përmbyllet me festimin e Festës së Bajramit.

Edhe emra të njohur të estradës shpesh herë në forma të ndryshme kanë treguar se janë besimtarë të devotshëm dhe këtë e ka dëshmuar se fundmi edhe këngëtari, Meda.


Mehdin Përgjeçaj në një video të postuar në rrjetet sociale shihet teksa këndon ilahi në një xhami, të cilën e ka shpërndarë edhe ai në InstaStory.

mehdin pergjecaj 169302240 168498551793103 7934298890043779437 n Foto: Mehdin Pergjeçaj/Instagram

Kujtojmë që një ditë më parë edhe reperi MC Kresha u pa duke thirrur ezanin në një xhami në Mitrovicë.

Screenshot 9 27 Foto: Medin Pergjeçaj/Instagram

Ndërkohë, Meda mbetet aktive dhe i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re.

Sa i përket jetës privat Meda është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. /Telegrafi/