Është publikuar trailer-i i parë për filmin “Dune: Part Three”, duke shënuar zyrtarisht përfundimin e trilogjisë së regjisorit Denis Villeneuve.

Trailer-i u prezantua fillimisht të hënën mbrëma në një kinema AMC në Los Angeles, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, dhe më pas u publikua online.


Gjatë prezantimit, Villeneuve bëri shaka duke thënë se ngjarja dukej si premierë.

Foto: YouTube

Në event morën pjesë edhe yjet e serisë, Zendaya dhe Javier Bardem si dhe aktorët e rinj Anya Taylor-Joy dhe Robert Pattinson.

Aktori kryesor, Timothee Chalamet, nuk ishte prezent fizikisht, por iu drejtua publikut përmes një mesazhi, duke lavdëruar regjisorin Villeneuve.

- YouTube www.youtube.com

Trailer-i konfirmon rikthimin e personazheve kryesorë, përfshirë Stilgarin të Bardem dhe Alia Atreides të Taylor-Joy si dhe prezanton Robert Pattinson si antagonistin Scytale, me pamje të transformuar.

Villeneuve thekson se filmi do të ketë një ton më aksion dhe tension, ndryshe nga dy pjesët e mëparshme: i pari më i thelluar, i dyti më luftarak, ndërsa i treti më dinamik.

Ai e përshkroi këtë pjesë si 'filmin më personal' të tij, duke theksuar lidhjen e veçantë me romanin e Herbert. /Telegrafi/