LAJMI I FUNDIT:

Publikohet monografia për Kalanë e Shkupit, Shehapi i pakapshëm të përgjigjet për gjuhën shqipe

Publikohet monografia për Kalanë e Shkupit, Shehapi i pakapshëm të përgjigjet për gjuhën shqipe

”Fortesa e Shkupit Kalaja nga parahistoria deri te antika e hershme” është monografia e këtij lokaliteti të rëndësishëm arkeologjik, që përmban rezultate shkencore të kërkimeve sistematike dhjetëvjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Monografia është publikuar në gjuhën maqedonase dhe angleze, por jo edhe në atë shqipe, si edhe është financuar nga Ministria e Kulturës.


Sipas fakteve të përmendura në këtë monografi, në Kalanë e Shkupit, nga mileniumi i pestë para erës së re, e deri më tani, me përjashtim të sundimit romak të këtyre hapësirave, ka patur dhjetë vendbanime

Redaksia e Telegrafit Maqedoni tentoi që të kontaktojë me sekretarin shtetëror të kulturës, Behixhudin Shehapi, për ta pyetur arsyen e mospublikimit të kësaj monografie edhe në gjuhën shqipe, por telefoni i tij ishte i mbyllur./Telegrafi/