Publikohet analiza e VAR-it për pozicionin e Viniciusit para penalltisë dhe për kartonin e kuq të Silvas

Faqja e specializuar e gjykimit Archivo VAR ka publikuar pamjet e pozicionit të Vinicius Junior para penalltisë që çoi në ndëshkimin e Bernardo Silvas me karton të kuq për prekje të topit me dorë dhe pastaj epërsisë së Real Madridit.
Real Madridi mori një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Manchester City për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një fitore me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Megjithatë, kjo ndeshje u përshkua me vendime të diskutueshme të gjyqtarit Clement Turpin, që ndikuan drejtpërsëdrejti në vazhdimin e ndeshjes dhe rezultatin final.

Vendimi më i diskutueshëm padyshim ishte ai që çoi në epërsinë e Real Madridit 0-1 falë një penalltie të shënuar nga Vinicius Junior në minutën e 22-të.
E gjitha filloi nga një pozicion i brazilianit, i cili fillimisht u gjykua si pozitë jashtë loje, por më vonë VAR-i pas disa minutave ndryshoi vendim dhe mori vendim se pozita për t’u gjykuar ishte ajo e vazhdimit të aksionit që çoi në prekjen e topit me dorë nga Silva.
Sipas faqes së specializuar të rasteve diskutabile Archivo VAR, lojtari brazilian ishte pas mbrojtësit të fundit të ekipit anglez, kështu që pozicioni i tij ishte i rregullt.
🖥️💥 Análisis de la posición de Vinicius previa al penalti.
👉🏻 El jugador brasileño está por detrás del último defensor del equipo inglés.
✅ 𝗡𝗢 𝗘𝗦 𝗙𝗨𝗘𝗥𝗔 𝗗𝗘 𝗝𝗨𝗘𝗚𝗢.
▪️ Pese a que el SAOT escogió al defensor erróneo para su análisis, la acción es legal. pic.twitter.com/I7opMxo5rW
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) March 17, 2026
Ata shtuan se edhe pse VAR-i zgjodhi mbrojtësin e gabuar për analizën e tyre, veprimi është i ligjshëm.
Archivo VAR gjithashtu konfirmoi se Bernardo Silva përdor bërrylin e tij për të parandaluar golin e Vinicius dhe vendimi për penallti dhe karton të kuq direkt ishte i saktë. /Telegrafi/
🖥️💥 Cara y cruz para el VAR en el Manchester City - Real Madrid.
👉🏻 Bernardo Silva saca el codo para evitar el gol de Vinicius.
✅ 𝗣𝗘𝗡𝗔𝗟𝗧𝗜 𝗬 𝗥𝗢𝗝𝗔 𝗗𝗜𝗥𝗘𝗖𝗧𝗔.
▪️ El jugador portugués saca el codo de forma intencionada y ocupa un espacio para impedir el tanto. pic.twitter.com/OjCwXP3tuM
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) March 17, 2026






















































