Televizioni kinez CCTV ka transmetuar pamjet kur Kim Jong-nam - gjysmë-vëllai i diktatorit korean, Kim Jong-un - u vra nga një grua në një aeroport shumë të ngarkuar të Malajzisë.


Videoja arrin tregon Jong-namin në turmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpurit, me çantë të shpinës, transmeton Telegrafi.

Ai shkon tek terminali me udhëtarët tjerë. Jong-nam planifikonte të udhëtonte në Makao, ndërsa teksa u nis te makina e biletës, gruaja vrastare e ndiqte nga pas.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/