Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Një video tregon detaje interesante rreth një njeriu që ka shumë të ngjarë të jetë komisari kryesor ushtarak i Rivne, nënkoloneli Oleksandr Yarmoshevich.
Ky i fundit aktualisht ndodhet në arrati në Spanjë pasi që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës po e akuzon për tradhti, shkruajnë mediat ukrainase.
Nëse Yarmoshevich kreu tradhti është një pikëpyetje, por së fundi atij i janë publikuar disa video intime.
Pamjet tregojnë se si ai po kalon një kohë të mirë në zyrën e punës - me dy gra të ndryshme, me sa duket kolege.
Ai shihet duke u përkëdhelur dhe puthur me to ndërsa ushtaraku është i martuar dhe asnjëra prej grave që shihen në video, nuk është bashkëshortja e tij.
Forcat tokësore të Ukrainës, në varësi të të cilave janë të gjithë ish-komisarët ushtarakë, kanë reaguar tashmë ndaj skandalit.
"Një video incizim me pjesëmarrjen e kreut të njërës prej qendrave territoriale të rekrutimit dhe mbështetjes sociale të rajonit Rivne po shpërndahet në internet nga burime anti-ukrainase. Një hetim zyrtar ka filluar në lidhje me videon e publikuar", thotë një zyrtar.
Nuk dihet se kur dhe si është marrë video dhe duket se kamera është instaluar fshehurazi - dhe po hetohet. /Telegrafi/





















































