Festivali i njohur “Netet e Klipit Shqiptar” është mbajtur gjatë ditës së sotme (e shtunë), për të 17-tën herë me radhë në Ulqin.

Një manifestim i tillë organizohet që nga viti 2002, në të cilin konkurrojnë artistë të shumta nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi.


Lista e plotë e fituesve:

Debutuesi më i mirë - Stiv Boka – Xheloze
Klipi më i mirë alternativ - Andi Dhoska – Survive
Imazhi më i mirë në klip - Evi Reci – Kur une nje gje e du
Klipi më i mirë remake - Big Mama – Akoma te du
Kamera më e mirë - Rona Nishliu – Me lule te bukra
Klipi më i mirë urban - WSF ft Eranda Libohova – Marinela
Çmimi special i jurisë - Eranda Libohova
Klipi më i mirë hip-hop - Mato Lala – Favela
Interpretimi më i mirë femër - Flaka Krelani – Playa
Montazhi më i mirë - Mato Lala – Favela
Klipi më i mirë pop - Mentor Haziri – Mara
Grafika mëe mirë - Eden – Running From Myself
Dueti më i mirë në klip - Venera dhe Lindi – A e din

Ndërkaq, pjesë e votimve ishin edhe ato ‘online’, ku “Zemer Gur” nga Elita Reçi dhe Dani kryesuan listën me 1500 votime.

NetetEKlipitShqiptar2020 Skena 5

Pas kësaj, vendin e dytë e mori Leonora Ajdari dhe Faton Sadiku me këngën |Zjarr i ndezur, ndërsa të tretin Venera dhe Lindi me “A e din”. /Telegrafi/