LAJMI I FUNDIT:

Publikohen të dhëna të detajuara për sektorin publik në Maqedoni

Publikohen të dhëna të detajuara për sektorin publik në Maqedoni

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski sot publikoi raportin e të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018, që tregon se në krahasim me vitin 2017, në administratën publike janë punësuar 3.346 persona më shumë.

Sipas raportit për vitin 2018, në 1.314 institucione shtetërore punojnë 132.068 persona. Raporti i vitit 2017, tregon se në 1299 institucione shtetërore  kanë punuar 128.722 persona, që do të thotë se në shtet ka tendencë të rritjes së numrit të institucioneve publike dhe numrit të të punësuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në raport është bërë edhe struktura e të dhënave për 112.164 të punësuar në sektorin publik, nga ku 60.593 janë gra ndërsa 51.571 janë burra.

Mosha mesatare te këto të punësuar është 45.95 vite, te gratë mesatarja është 45.16 vite, ndërsa te burrat 46.89 vite.

Nga të gjithë të punësuarit, 347 janë pa arsim, 118 janë gjysmë të kualifikuar, 225 janë të kualifikuar, 10.015 janë me shkollë fillore, 38.373 janë me arsim të mesëm, 4.682 janë me kualifikim të lartë, 1.069 janë me shkollë të lartë, 50.301 janë me arsim të lartë, 5.053 magjistër, dhe 1.981 janë doktor shkence.

Sipas strukturës etnike, të punësuarit në sektorin publik 83.993 janë maqedonas, 22.060 janë shqiptarë, 2.110 janë turq, 1.355 romë, 1.019 serb, 450 janë boshnjak, 423 vlleh dhe 754 janë të tjerë apo nuk janë deklaruar.

Nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme në institucionet të sektorit publik, janë angazhuar 2.439 persona dhe të njëjtit nuk kanë statusin e të punësuarit në sektorin publik.

Pikërisht këto punësime shpesh herë kritikohen në opinion për shkak të mundësisë për keqpërdorim, përkatësisht për shkak të këto lloje të punësimeve shpesh herë përdoren për vendosjen e kuadrove partiak.

Raporti përmban informacione të plota për strukturën e të punësuarve në sektorin publik, ndërsa të dhënat në raport janë rezultat i analizës së kryqëzuar të të dhënave të ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratës, ministrisë së Financave, Agjencisë për punësim dhe Fondi për sigurim shëndetësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?

Siguri
Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Asambleja Parlamentare e NATO-s thirrje për shtim të bashkëpunimit me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor

Siguri
Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si “gangsteri” i Prishtinës?

Drejtësi
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Kalo në kategori