LAJMI I FUNDIT:

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane për Green Card

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane për Green Card

Departamenti amerikan i Shtetit ka filluar publikimin e rezultateve të Lotarisë Amerikane për Green Card, për aplikuesit midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

Për të mësuar nëse e keni fituar Lotarinë Amerikane duhet të klikoni në faqen e Departamentit të Shtetit dvprogram.state.gov duhet të klikoni ‘Check Status” e më pas të vendosni kodin unik që keni marr gjatë periudhës së aplikimit.


“The Diversity Immigrant Visa Program” u krijua në bazë të Aktit të Emigracionit të SHBA-së të vitit 1990 që u jep fituesve dhe familjeve të tyre mundësinë e qëndrimit të përhershëm.

Departamenti Amerikan i Shtetit çdo vit ndan 50,000 viza rezidente të përhershme në një përpjekje për të hapur vendin e origjinës të emigrantëve amerikanë në një gamë më të ndryshme.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë të rastësishme përmes një shorti kompjuterik. /Telegrafi/