LAJMI I FUNDIT:

Publikohen prapaskenat e fotos ikonike të Messi dhe Ronaldo, videoja lë të kuptohet se yjet e futbollit nuk e takuan njëri-tjetrin në set

Publikohen prapaskenat e fotos ikonike të Messi dhe Ronaldo, videoja lë të kuptohet se yjet e futbollit nuk e takuan njëri-tjetrin në set

Gjiganti i modës Louis Vuitton ka publikuar një video nga prapaskenat e fotosesionit ikonë të futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah.

Interneti shpërtheu kur një foto e Messi duke luajtur shah me Ronaldon, me një mbishkrim ku shkruhej: “Fitorja është një gjendje shpirtërore”, u postua të shtunën (19 nëntor), një ditë para Kupës së Botës në Katar.

“Ky do të jetë botërori im i pestë. Fitorja më e paharrueshme ishte vlerësimi nga populli argjentinas. Ishte një fitore e madhe për mua”, thotë Messi përgjatë videos.


Foto: Louis Vuitton/Instagram

“Ky do të jetë botërori im i pestë, kështu që mendoj se është një arritje e madhe”, shprehet Ronaldo në anën tjetër.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, ajo që la të zhgënjyer fansat e dy prej yjeve më të mëdhenj në historinë e futbollit është se ndonëse u panë bashkë në foto, të kundërtën e thotë video, përmes së cilës shihet se ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin në set.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse video u publikuar sot gjatë ditës (e diel) në llogarinë zyrtare të Louis Vuitton, duket se reagimet e fansave të dëshpëruar bëri që ajo të fshihet menjëherë nga faqja.

Ndërkohë, imazhi është bërë viral dhe në llogarinë e Ronaldos në Instagram deri më tani ka grumbulluar mbi 31 milionë pëlqime, teksa te ajo e Messi mbi 25 milionë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Kalo në kategori