Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Përveq tyre janë dënuar edhe tre persona tjerë, por me burgim në një total prej 24 viteve, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq është prezantuar rekonstruktimi 3D i krimit makabër, që është zhvilluar në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë.

Në video mund të shihet gjithçka që ka ndodhur brenda konsullatës gjatë 2 tetorit të vitit të kaluar në Stamboll.

Është rrëqethëse ta mendosh e lëre më ta shohësh se si në të vërtetë ka ndodhur krimi. /Telegrafi/