Publikohen disa pamje që thuhet se tregojnë vjedhjen në Muzeun e Luvër në Paris

Katër hajdutë janë në kërkim nga autoritetet franceze pas një grabitjeje të guximshme në Muzeun e Luvër në Paris, të dielën, ku u vodhën tetë bizhuteri të çmuara historike.
Hajdutët, të cilët ishin një “ekip sulmi”, mbajtën maska dhe përdorën skuterë me shpejtësi të lartë për t’u larguar.
Një objekt i nëntë – kurora e mbushur me diamante dhe smeralde e Mbretëreshës Eugenie – u gjet pranë muzeut, pasi u hodh nga hajdutët gjatë arratisjes.
The Louvre robbery was carried out by a group of four criminals, two of whom disguised themselves as workers and wore yellow vests, according to Le Parisien.
According to the newspaper, two of the nine stolen pieces of jewelry have already been recovered. pic.twitter.com/DxEMURt0O5
— lone wolf (@MApodogan) October 19, 2025
Me mjete elektrike, hajdutët përdorën një ashensor të mobiljeve për të hyrë në Galerinë Apollo dhe për të marrë bizhuteritë, duke mos lënduar askënd.
BREAKING: Officials confirms jewellery was stolen from the Louvre museum in Paris.
The robbers escaped with nine pieces of jewellery from Napoleon and the Empress's collection.https://t.co/G8gDzyqv3Q
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/NXEXQPGvnt
— Sky News (@SkyNews) October 19, 2025
Luvri u mbyll për pjesën tjetër të ditës, ndërsa ushtarë të armatosur dhe policë siguruan zonën.
Nowhere is safe anymore. The Louvre in France has been evacuated and closed after an armed robbery. pic.twitter.com/a4AtV205eV
— Bruce Lee (@sxrbggpp) October 19, 2025
Mes objekteve të vjedhura janë edhe disa prej bizhuterive më të famshme të Francës, përfshirë diamante historike.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video që tregon njërin prej grabitësve duke thyer një vitrinë xhami që përmbante bizhuteri. /Telegrafi/

















































