LAJMI I FUNDIT:

Publikohen deklaratat e Naser Makollit për rastin e Astrit Deharit (Dokument)

Publikohen deklaratat e Naser Makollit për rastin e Astrit Deharit (Dokument)

Dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli ka ndërruar jetë.

Makolli ishte edhe personi i parë që e pa trupin e pajetë të Deharit në qelinë e paraburgimit në Prizren që për shumë ditë e kishin ndarë bashkë.


Klan Kosova ka siguruar deklaratat e tashmë të ndjerit Makolli lidhur me rastin Dehari.

“Kur jemi kthyer në orën 15:00 në dhomë, atë e kam gjetur të shtrirë në dysheme dhe fare nuk lëvizte. Në gojë ka pasur një shishe të plastikës me mjaltë. Menjëherë e kam thirr mjeken dhe më njoftoi se s’ka puls”, kishte shkruar kështu Makolli më dorën e tij në njërën nga deklaratat e para që kishte dhënë pas vdekjes së Astrit Deharit, më saktësisht në orën 17:45 të datës 5 nëntor.

“Ne në dhomë nuk kemi zhileta të cilat janë të përshtatshme për lëndim, e as ndonjë brisk”, kishte deklaruar Makolli në një deklaratë tjetër ku dëshmonte për rastin e Deharit, tashmë të ndjerë.

“Unë kam mbetur i habitur se si ka mundur të shkaktoj vetes dëm, dhe si ka mundur të ndodhë kjo”, vazhdon deklarata e të ndjerit Naser Makollit.

Shumë deklarata të tjera të Naser Makollit mund t’i shihni në dokumentet e mëposhtme që Klan Kosova ka siguruar.

Në ndërkohë që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se tashmë i ndjeri Makolli e kishte telefonuar vetë avokatin Gashi nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan dhe i kishte thënë se ai din shumë më shumë gjëra se sa deklaratat e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori