Pas miratimit të Ligjit për Kundërvajtje, MPB sot ka publikuar çmimet e gjobave nga shkeljet në trafik, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga atje njoftojnë qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Safe City”, si dhe për gjobat e parapara.


Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim(shpejtësia e lejuar deri në 50 km/h, përjashtimisht deri në 70 km/h me shenjë)

- deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €

- nga 10 deri në 30 km/h – 50 €

- nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj

Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit(130 km/h autostradë • 110 km/h rrugë për automjete • 90 km/h rrugë të tjera) deri në 30 km/h mbi të lejuarën

– 20 €• nga 30 deri në 50 km/h

– 50 €• nga 50 deri në 70 km/h

– 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj

Kalimi në dritë të kuqe

-250 € gjobë

-ndalim i drejtimit 3–12 muaj

Ndalim dhe parkim i parregullt
(kalime për këmbësorë, kryqëzime, ura, sipërfaqe të gjelbra, vende për persona me aftësi të kufizuara, shtigje për biçikleta, trotuare, stacione autobusësh dhe lokacione të tjera kritike)

gjoba prej 25 €, 40 €, 150 € dhe 180 €(në varësi të llojit dhe peshës së kundërvajtjes)

Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar(pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi)

500 € gjobë

- nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100 €

Ulja e sanksioneve

Pagesa brenda 8 ditëve → paguhet 50% e gjobës

- Nëse ka edhe ndalim drejtimi → masa zbatohet në gjysmën e afatit të paraparë

Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret, për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme, si dhe për uljen e aksidenteve rrugore./Telegrafi/